Browse

Article • • 1 min read

Justina Shiroka Pula në qendër të vëmendjes, pasioni që pak e dinin

Share Post

Prof. Dr. Vjosa Sadriu Hamiti, profesoreshë e gjuhës gjermane në Kosovë dhe mikeshë e afërt e presidentes së re, ka folur ekskluzivisht për “Ftesë në 5” për Justina Shiroka Pula.

Ajo e përshkroi presidenten e sapoemëruar si një figurë të përkushtuar ndaj punës, akademisë dhe artit. Sipas saj, emri i Justines erdhi në mënyrë të befasishme, ndërsa përzgjedhja e saj përcjell një mesazh të rëndësishëm për mundësinë e arritjes së posteve më të larta shtetërore përmes punës dhe përkushtimit.

Ajo theksoi se presidentja e re vjen nga një profil i ndryshëm, i ndërtuar mbi një karrierë akademike dhe kërkimore, duke përmendur hulumtimet dhe librat e saj.

“Emri i saj erdhi në mënyrë të befasishme. Emri i saj është sinonim i unitetit dhe i punës së vazhdueshme. Justina vjen nga një background komplet tjetër, që është i përmbushur si në aspektin akademik, me hulumtimet e librat e saj. Për ne ishte një gëzim shumë i madh, ajo përçon një mesazh, që me punë serioze mund të arrihen edhe majat e institucioneve më të larta shtetërore.

Presidentja është një grua që ka një familje shumë të mirë dhe të shëndoshë. Ka 4 fëmijë, një vajzë, një djalë dhe binjakë djem. Në kohën kur ne ishim komshinj, tre vite, unë të përbashkët kemi se edhe unë kam binjakë. Më ka pas dhënë shumë këshilla, se si duhet të silleshe si nënë e re, sidomos me binjakë.

Është një personalitet i njohur në Kosovë dhe akademinë shkencore në Shqipëri. Babai i saj ka qenë artist, të përbashkët me të e kemi dashurinë për artin.

Talenti i presidentes mund të them që është një koleksioniste, shumë e dhënë pas artit vizual, piktura e skulptura të ndryshme. Në shtëpinë e saj ka piktura të të gjithë piktorëve shqiptarë. Është artdashëse, vjen nga familja, por na e ka trashëguar edhe neve si mike të saj”, tha ajo.

Top Channel