Robert Berisha reagon për videot intime të Adrian Hilës
Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku komentoi pak edhe temën aktuale që është përfshirë showbiz-i shqiptar.
I pyetur për skandalin e fundit me videot intime të publikuara, Berisha shprehu mendimin se sa më pak të diskutohet tema, aq më shpejt do të kalojë. Sipas tij, gratë janë në pozitë më të vështirë se sa burrat në raste të tilla. Ai shton se gratë përballen me stres shtesë dhe pasoja shoqërore më të rënda.
Këngëtari vijoi duke thënë se në Adrian Hila i ka filmuar për përfitime, ka bërë shumë keq.
“Unë shpesh e kam thënë që ‘ne lejleku nuk na ka sjellë’. E kanë bërë shumë të madhe. Nuk është mirë që ka ndodhur. Nëse e ka bërë për përfitime, ka bërë shumë keq. Edhe nëse është si ndonjë sëmundje që ka qejf me i pasur për vete ato xhirime dhe mos me ia treguar dikujt tjetër, prapë është gabim”, tha Robert Berisha.
Kompozitori kujtoi gjithashtu një rast të ngjashëm të ndodhur disa vite më parë në Kosovë, me një ish-pjesëmarrëse të “Big Brother”.
Top Channel