Browse

Article • • 1 min read

Zjarret në Peqin jashtë kontrollit, nuk mjafton as ndërhyrja nga ajri

Share Post

Vijon të jetë alarmante situata nga zjarri në fshatrat e Peqinit. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri zjarri vijon të përparojë në sipërfaqe të mëdha pemtarie. 

Era e fortë e cila vijon favorizon flakët duke e bërë shumë të vështirë menaxhimin e situatës.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë edhe punonjës të emergjencave civile dhe banorë të zonës.

Zjarri në një zonë malore ky aksesi me mjete është i pamundur. Zjarrfikëset janë duke punuar me pompa krahu dhe mjete të tjera rrethanore.

Top Channel