Browse

Article • • 1 min read

Adrian Hila në Policinë e Tiranës, çfarë deklaroi për videot intime?

Share Post

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime, mëson gazetari Eraldo Harlicaj në “Top Story”.

Sipas tij, për ngjarjen është ngritur një grup hetimor që po heton edhe në drejtim të krimit kibernetik dhe ekzistencës së një kamere të fshehtë.

Gazetari tha se, deri në këtë fazë, Hila vijon t’i qëndrojë deklarimit se videot janë hakeruar.

“Hila është paraqitur. Ndodhet brenda Policisë së Tiranës dhe po deponon për ngjarjen. Është ngritur një grup hetimor në lidhje me krimin kibernetik, për faktin e një kamere të fshehtë, ekzistencën e saj. Deri më tani bëjnë me dije që Hila i qëndron faktit që videot janë hakeruar. Nuk dihet nëse ai ka arritur me avokat”, tha gazetari Eraldo Harlicaj.