Avokati i Thaçit: Lëvizja e paprecedentë e Gjykatës Speciale
Sa larg shkoi Gjykata Speciale, nuk e bëri as Prokuroria, thotë avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Miçetiq, pas vendimit në Hagë.
Ai, ka thënë se Trupi Gjykues e konsideroi se në “qëllimin kriminal” të udhëheqësve të UÇK-së përfshihej edhe “përdorimi i mjeteve kriminale” për arritjen e pavarësisë së Kosovës.
“Prandaj, Marko Prelec ka pjesërisht të drejtë kur thotë se gjykata nuk e shpalli të paligjshme të drejtën e Kosovës për pavarësi, pasi ajo nuk kishte juridiksion për ta bërë këtë”, ka shkruar Miçetiq në “X”, përcjell Sinjali.
Ai ka theksuar se, sipas vendimit, mjetet e përdorura për arritjen e pavarësisë së Kosovës ishin, në një masë të konsiderueshme, “kriminale”.
Ndërkaq, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.