Browse

Article 1 min read

Guximi i Flora Brovinës kujtohet mes postblloqeve serbe

Share Post

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka kujtuar humanisten dhe veprimtaren, Dr. Flora Brovina, në ditën kur iu dha lamtumira e fundit.

Mehmeti-Selimi ka treguar se Brovinën e kishte takuar në verën e vitit 1998 në Likoc të Drenicës, kur ajo kishte sjellë ilaçe dhe materiale të ndryshme për ambulancën ushtarake.

“Më erdhi jashtëzakonisht mirë të shihja një grua të guximshme si ajo, e cila nuk u frikësua as nga postblloqe të shumta kontrolluese të forcave serbe për të dhënë kontributin e saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Deputetja e VV-së ka vlerësuar kontributin dhe humanizmin e Brovinës, duke thënë se ato do të kujtohen përherë.

“Kontributi, guximi dhe humanizmi i saj do të kujtohen përherë”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.

Në fund, ajo ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan Brovinën.

“U prehtë në paqe!”, ka përfunduar ajo.//Arbresh.info