Article
•
•
1 min read
Alket Rizai në arrati në Greqi pas incidentit në lokal
Policia greke ka shpallur në kërkim Alket Rizain. Sipas autoriteve greke, Rizai duhet të ishte paraqitur në burgun Dhomokos mëngjesin e sotëm në orën 08:00 pasi i mbaronte leja e posaçme, por mbas incidentit të ndodhur në dy ditë më parë, ku rezulton se u përfshi në një sherr me badiguardët e një lokali, ai nuk u paraqit.
Policia raporton se identifikimi i tij u bë prej kamerave të sigurisë. Tashmë ai është në kërkim dhe policia greke ka shpërndarë alert për gjetjen e tij në gjithë rajonet policore të vendit si dhe në pikat hyrëse dhe dalëse të Greqisë me vendet e tjera.
Alket Rizai pritej të përfundonte dënimin brenda pak muajsh dhe do të ishte i lirë për të vazhduar jetën normale pas më shumë se 25 vitesh në burgjet greke.
Top Channel