Edi Rama në mbrojtje të Hashim Thaçit para vendimit të gjykatës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të shpalljes së verdiktit nga Gjykata Speciale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shkruar “Liri për çlirimtarët”, duke e cilësuar procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së si “farsë”.
“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj”, ka shkruar Rama.
Ai ka përmendur edhe një deklaratë të mëhershme të Thaçit, duke thënë se “lirinë nuk ia merr dot askush”.
Rama ka shprehur bindjen se Thaçi do të triumfojë, duke e lidhur këtë me besimin në liri dhe me mbështetjen e shqiptarëve.
“Edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info