Browse

Article 1 min read

Prishtina në vëmendje: 400 gjoba dhe 20 motoçikleta të sekuestruara

Share Post

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, në kuadër të planit operativ “Vera”, ka ndërmarrë një sërë masash ndaj drejtuesve të motoçikletave, me qëllim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe respektimin e rregullave të komunikacionit.

Sipas Policisë, nga 15 korriku 2026 e deri më tani, ndaj drejtuesve të motoçikletave janë shqiptuar rreth 400 gjoba, ndërsa janë sekuestruar 20 motoçikleta për kundërvajtje të ndryshme.

Gjobat janë shqiptuar për shkelje të tilla si drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer apo pa kategorinë përkatëse, drejtimi i motoçikletave të paregjistruara, mosmbajtja e helmetës, si dhe kundërvajtje të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë, me fokus në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.