Article
•
•
1 min read
Propozimi i veçantë i Kushtrim Kelanit për Aurora Rrustën ngjall interes
Ish-banorja e BBVK-së, Aurora Rrusta sot feston ditën e lindjes.
Në këtë ditë kaq të veçantë, te familja e saj shkoi i fejuari, Kushtrim Kelani për të ia kërkuar dorën.
Përpos që një ditë më parë ai i propozoi martesë, sot këngëtari pati edhe një urim të veçantë për partneren e tij.
“Ditëlindje e veçantë, se kjo datë më nuk është veç festa jote. Njëkohësisht të uroj jetë të mbushur lumturi e dashuri, e premtoj se do të kujdesem fort për të dyja. Të dua pafund!”, ka shkruar ai.