Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani në lëvizje të guximshme në politikën kosovare
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për qëndrimin e presidentes Vjosa Osmani lidhur me procesin për zgjedhjen e një presidenti konsensual.
Abdixhiku ka thënë se Osmani kishte bërë hapin e parë drejt një zgjidhjeje, duke liruar rrugën për diskutime rreth votave dhe arritjes së një marrëveshjeje.
“Osmani kishte bërë hapin e parë. Nëse është puna te votat, ne do të flasim për vota. E para në listë, ajo e ka bërë hapin, e ka lëshuar rrugën. Nuk dua të jem pengesë, të lutem, jam i lirë”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai ka treguar gjithashtu për një takim që kishte zhvilluar me presidenten Osmani, duke zbuluar se ajo i kishte thënë se Kosova nuk duhet të mbetet peng i një emri.
“Kam pasur takim me të katër sy. Më ka thënë: ‘Shiko Lumir, e di gjendjen, nuk duhet Kosova të jetë peng i emrit tim. Nuk duhet të jetë apetiti emri im, e as pengesë’”, ka treguar Abdixhiku.
Sipas kreut të LDK-së, kjo qasje përbën një zhvillim të rëndësishëm në politikën kosovare.
Ai ka theksuar se edhe ai dhe Osmani kanë treguar gatishmëri për të mos e vendosur interesin personal mbi nevojën për një zgjidhje politike.
“Pra, kemi bërë atë që askush në politikën kosovare s’e ka bërë qe sa vite – që nga politika kur politikani s’kërkon asgjë prej vetes”, është shprehur Abdixhiku.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur partitë politike po diskutojnë për mundësinë e një zgjidhjeje konsensuale për postin e presidentit.
Abdixhiku ka lënë të kuptohet se, pas hapit të Osmanit, fokusi duhet të zhvendoset te sigurimi i votave të nevojshme.
Sipas tij, LDK-ja është e gatshme të diskutojë për një zgjidhje që do t’i hapte rrugë tejkalimit të ngërçit politik.
Ndërkohë, mbetet të shihet nëse kjo qasje do të sjellë një marrëveshje mes subjekteve politike dhe nëse do të arrihet konsensusi i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.
PV: 101