Article
•
•
1 min read
Tensionet rriten ndërsa kryeprokurori përballet me pyetjet e vështira të Këshillit të Kosovës
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka raportuar sot para anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për punën e kësaj prokurorie për vitin 2025.
Gjatë raportimit, derisa anëtarët e KPK-së bënë pyetje ndaj Isufajt, pati ndërhyrje nga kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi.
“Nuk jeni ju këtu me na bo pyetje neve, ne jemi këtu për me të bo pyetje ty, ti je për me raportu, t’i u përgjigjesh pyetjeve që i bën secili anëtar”, ka thënë Gashi.
“U përgjigjem pyetjeve dhe ju jap argumentin”, është përgjigjur Isufaj.