Article
•
•
1 min read
Policia e Kosovës në qendër të vëmendjes me dy ekstradime drejt Shqipërisë dhe Zvicrës
Policia e Kosovës ka realizuar dy ekstradime në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë dhe Zvicrës.
Sipas Policisë së Kosovës, më 27 gusht, një shtetas kosovar me inicialet H.M. është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri, pasi ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë shqiptare për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Ekstradimi është realizuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, ku H.M. iu dorëzua autoriteteve shqiptare për procedurat e mëtejshme ligjore.