Article
•
•
1 min read
Serbia tërheq ekipin, shmang përballjen me Kosovën në Taranto
Serbia ka vendosur që ta tërheqë ekipin në basketbollin 3×3, ku ishte planifikuar dueli me Kosovën.
Organizatori ka njoftuar për ndryshimet në orarin e transmetimeve të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026“, pas tërheqjes së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nga gara e basketbollit 3×3.
Vendimi i Serbisë tërheq vëmendje të veçantë për Kosovën, pasi përfaqësuesja serbe ishte shortuar në të njëjtin grup me Kosovën, ndërsa dy ekipet kishin të planifikuar përballjen më 29 gusht.