Article
•
•
1 min read
Glauk Konjufca përballet me rigjykim për incidentin me gaz lotsjellës në Kuvend
Glauk Konjufca do të dalë sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në kuadër të rigjykimit ndaj tij për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës pritet të paraqitet në seancën e caktuar për orën 09:30.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 26 shkurt 2024, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk ishte provuar se ai kishte kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.