Article
•
•
1 min read
Ligji i ri në Kosovë ndez debatet: Çfarë pritet të ndodhë me tregun?
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, një nismë që synon ndërhyrjen e shtetit në situata të jashtëzakonshme ekonomike.
Ky projektligj mori mbështetjen e 63 deputetëve, duke siguruar kështu shumicën e nevojshme për miratim në seancë plenare.
Ligji parasheh masa të përkohshme për kontrollin e çmimeve dhe furnizimit me produkte bazë në rastet kur tregu përballet me luhatje të mëdha apo krizë të furnizimit.