Article
•
•
1 min read
Takimi Kurti-Abdixhiku përfundon pa marrëveshje pas tri orësh
Pas rreth tri orësh, ka përfunduar pa marrëveshje takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Takimi u zhvillua në Kuvendin e Kosovës dhe kishte në fokus diskutimet për krijimin e institucioneve të reja, përfshirë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Në takim ishin të pranishëm edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, si dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati./Arbresh.info