Article
•
•
1 min read
Ëndrra e Lamine Yamal: Përballja me Argjentinën e Messit në finalen e Kupës së Botës
Ylli i Barcelonës dhe i Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka zbuluar ambiciet e tij për Kupën e Botës, duke pranuar se dëshiron një finale ëndrrash ndaj Argjentinës dhe mundësinë për të ndërruar fanellën me legjendën e futbollit, Lionel Messi.
Në një pyetësor të realizuar nga Mundo Deportivo, talenti spanjoll foli për preferencat dhe objektivat e tij në këtë turne të madh, duke theksuar se trofeu mbetet synimi më i rëndësishëm.
I pyetur se me cilin futbollist do të dëshironte të ndërronte fanellën, Yamal u përgjigj pa hezitim: “Me Messin.”