Article
•
•
1 min read
Pasagjeri serb shpëtohet mrekullisht pas thyerjes së dritares gjatë fluturimit
10 Korrik 2026 18:59
Një ngjarje e rëndë, e cila për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, ka ndodhur gjatë një fluturimi të kompanisë Ryanair nga Selaniku drejt Mynihut, ku një shtetas serb 61-vjeçar u shpëtua mrekullisht pasi u tërhoq nga forca e ajrit kur u thye një dritare e avionit në mes të udhëtimit.
Sipas një ankese të publikuar në mediumin grek rthess.gr, gjatë fluturimit është dëgjuar një zhurmë e fortë, ndërsa më pas është thyer një nga dritaret e avionit. Si pasojë, kabina u çpresionua dhe në bord u krijuan momente paniku.