Article
•
•
1 min read
Abdixhiku dhe Osmani në Kuvend për bisedime vendimtare me Kurtin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, i shoqëruar nga presidentja Vjosa Osmani.
Abdixhiku pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Në fokus të bisedimeve do të jetë mundësia e arritjes së një marrëveshjeje lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit/es.
Më herët gjatë ditës, Kurti u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas tij, takimi ishte konstruktiv, megjithatë nuk solli ndonjë rezultat konkret./Arbresh.info/