Ministrja Kusari-Lila paralajmëron kundër ryshfetit për miratimin e granteve
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINTI), Mimoza Kusari-Lila, ka bërë thirrje përfaqësuesve të bizneseve dhe ndërmarrësve në Kosovë që të kenë kujdes ndaj personave që pretendojnë se mund të ndikojnë në procesin e ndarjes së granteve.
Kusari-Lila ka theksuar se gjatë procesit të vlerësimit të skemave të granteve në MINTI, asnjë person nuk ka autorizim apo të drejtë të premtojë miratimin e një aplikimi, pasi vendimet do të merren vetëm në bazë të kritereve të përcaktuara në thirrjet publike dhe pas procedurave të rregullta të vlerësimit.
“Askush nuk ka të drejtë apo autorizim t’ju premtojë miratimin e aplikimit tuaj. Çdo vendim do të merret vetëm në përputhje me kriteret e përcaktuara në thirrjet publike dhe pas procesit të rregullt të vlerësimit”, ka deklaruar ministrja.