Browse

Article 1 min read

Granit Xhaka synon të bëjë histori kundër Argjentinës së Messit

Share Post

09 Korrik 2026 21:17

Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet për një nga sfidat më të mëdha të saj në Kupën e Botës, teksa në çerekfinale do të përballet me kampionen në fuqi, Argjentinën, në Kansas City.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë të ditur se skuadra është plotësisht e motivuar për këtë duel dhe synon të shkaktojë një nga surprizat më të mëdha të turneut.