Reagimi i fortë i Erdoganit pas sulmeve ruse ndaj anijeve turke
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u shpreh për sulmet ruse në detin ku u goditën anije tregtare turke, pas një takimi me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në Turkmenistan. Ai theksoi nevojën që lufta midis Rusisë e Ukrainës të gjejë një rrugë paqësore dhe shprehu optimizëm për një zgjidhje diplomatike që mund ta çojë drejt fundit konfliktin. 
Sulmet erdhën ndërsa tensionet në Detin e Zi janë rritur dhe forcat ruse goditën dy porte ukrainase, duke dëmtuar tre anije të regjistruara në pronësi të kompanive turke. Nga sulmet nuk ka raportime për viktima ndër ekuipazhet, por dëmet materiale të anijeve dhe infrastrukturës portuale shqetësojnë autoritetet. 
Ministria turke e Jashtme lëshoi një deklaratë ku e cilësoi situatën si një rrezik në rritje për sigurinë detare dhe lirinë e lundrimit në rajon. Ajo nënvizoi se konfliktet që prekin anijet tregtare minojnë stabilitetin në një zonë kyçe për tregtinë ndërkombëtare.