Article
•
•
1 min read
Vendimet e reja të Andin Hotit ngjallin shpresë për familjet kosovare
Gazeta Minuti arbn · July 9, 2026 · Uncategorized
Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se ka nënshkruar dy udhëzime administrative në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.
Ai ka theksuar se bëhet fjalë për Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kushteve minimale për themelimin e institucioneve të shërbimeve sociale dhe Udhëzimin Administrativ për procedurën e dhënies, përsëritjes, pezullimit dhe marrjes së licencës për ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare.