Browse

Article 1 min read

Dhuntia e pazakontë e Erdogan për liderët e NATO-s: Pistoleta të personalizuara

Share Post

09 Korrik 2026 19:10

Janë publikuar detaje dhe fotografi nga dhurata e pazakontë që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ua ka dhuruar liderëve të NATO-s pjesëmarrës në samitin e Aleancës, përfshirë edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Sipas mediave turke, dhurata është një revolver i personalizuar, me emrin e secilit lider të gdhendur mbi të. Arma është shoqëruar me një kuti me plumba të vërtetë dhe një komplet të posaçëm për pastrimin e saj.