Article
•
•
1 min read
Pse 16-vjeçarja nga Gjakova u largua nga shtëpia dhe çfarë e solli përsëri
09 Korrik 2026 09:04
Një rast i zhdukjes së një të miture në Gjakovë ka përfunduar pa pasoja, pasi vajza është kthyer në shtëpi pas rreth një jave dhe ka sqaruar rrethanat e largimit të saj, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se zhdukja ishte raportuar më 1 korrik, kur nëna e saj kishte njoftuar Policinë se vajza ishte larguar nga shtëpia, duke lënë pas një letër të shkruar me dorë, në të cilën kishte njoftuar se po largohej për një periudhë të caktuar dhe se do të ishte e sigurt në vendin ku do të qëndronte.