Lëvizja Historike e NATO-s: Shpenzimet Ushtarake Arrijnë 5% të PBB-së
Aleatët e NATO-s kanë marrë një zotim historik për të rritur shpenzimet ushtarake në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke shënuar një kapërcim të madh nga objektivi i mëparshëm prej 2%.
Gjatë përmbylljes së samitit në Ankara, Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte, pranoi se ekziston ende një hendek investimesh mes shteteve anëtare dhe nënvizoi se krahas nevojës për rritje të fondeve, ku disa vende kanë arritur të shpenzojnë deri në 10 miliardë dollarë brenda vitit, sfida kryesore mbetet krijimi i kapaciteteve të nevojshme për t’i menaxhuar këto buxhete.
“Ka një fare hendeku midis disa shteteve, por ka disa ekonomi të mëdha, ato ishin para disa vitesh 2%, tani të gjithë të zotuar për 5. Disa shtete kanë shpenzuar 10 mld dollarë për një vit, normalisht që duhet të shpenzojnë më shumë, por edhe duhet kapacitete për t’i shpenzuar këto fonde%.