Browse

Article 1 min read

Këngëtari grek Konstantinos Argiros zgjedh muzikantët shqiptarë për koncertin në Londër

Share Post

Info First user · July 8, 2026 · Uncategorized

Këngëtari grek Konstantinos Argiros rikthehet sërish në Shqipëri, por kësaj radhe ndryshe. Ai ndodhet në Tiranë për të bërë provat për koncertin e tij më të fundit që do të mbajë në Londër, të cilin e quan kyç për karrierën e tij. Për këtë moment të rëndësishëm ai ka zgjedhur të shoqërohet nga një orkestër shqiptare.

Bashkëpunimi me orkestrën shqiptare ai e nisi në koncertin që mbajti në Pallatin e Kongreseve në Janar të vitit të shkuar, dhe do ta vazhdojë edhe në skenën më prestigjioze muzikore në botë, në “Royal Albert Hall”, ku do të jenë më të në skenë rreth 30 instrumentistë shqiptarë.