Article
•
•
1 min read
Deklarata e Fortë e Ministrit Muja: Qumështi i Vitës me Vaj Palme
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja ka deklaruar se, bazuar në gjetjet fillestare të inspektimit në qumështoren Vita, janë konstatuar sasi të konsiderueshme të lëndëve të para të përdorura në prodhimin e produkteve të qumështit.
Sipas Mujës, janë identifikuar 28 tonë qumësht pluhur, të cilat, sipas tij, janë gjurmuar dhe rezulton se kanë ardhur nga Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa janë lokalizuar në depon e kompanisë.
Ai shtoi se janë konstatuar edhe 8 tonë proteina qumështi, 25 tonë hirrë pluhur dhe 20.3 tonë vaj palme.