Browse

Article 1 min read

Kriptovalutat nën kontroll: Pse inspektimet po bëjnë bujë në Kosovë

Share Post

08 Korrik 2026 18:24

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka nisur një aksion të gjerë inspektimi ndaj bizneseve që operojnë në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve në Kosovë.

Aksioni, i zhvilluar në kuadër të planit operacional për mbikëqyrjen e tregut, ka përfshirë disa komuna të vendit, përfshirë Prishtinën, Gjilanin, Gjakovën, Prizrenin, Podujevën, Rahovecin dhe Suharekën. Qëllimi i inspektimeve është verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore për ushtrimin e kësaj veprimtarie.