Deklarata e fortë e Pacollit pas rrëzimit të masave kundër MABCO-s
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar lidhur me proceset gjyqësore që kanë prekur kompaninë MABCO Construction SA dhe projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke thënë se masat e sigurimit të vendosura në tetor të vitit 2025 kanë shkaktuar pasoja të rënda për kompaninë dhe projektin.
Pacolli shkruan se masat e sigurimit, të dhëna nga gjyqtarët Fatmir Ndreu, Mirjana Shagani dhe Miranda Nakaj, janë shfuqizuar më pas nga Gjykata e Lartë, e cila, sipas tij, ka konstatuar se ato “ishin në kundërshtim me ligjin”, shkruan Arbresh.info.
Sipas Pacollit, si pasojë e këtyre vendimeve, MABCO, ndonëse zotëron 98 për qind të kuotave të shoqërisë VIA sh.p.k., “u privua për muaj të tërë nga e drejta për të ushtruar kontrollin dhe kompetencat që i takojnë ligjërisht si aksionere shumicë”.