Article
•
•
1 min read
Takimi lamtumirës: Haxhiu dhe Ambasadori zviceran në qendër të vëmendjes
U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Përmes një njoftimi, Haxhiu ka bërë të ditur se e ka falënderuar ambasadorin zviceran për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Ajo ka theksuar se dy vendet kanë lidhje të thella, të ndërtuara ndër vite, veçanërisht përmes komunitetit të madh të bashkatdhetarëve kosovarë që jetojnë në Zvicër.