Browse

Article 1 min read

Pse Niveli i Ujit në Liqenet e Batllavës dhe Badocit Po Ngjall Shqetësime

Share Post

Liqeneve të Badocit dhe Batllavës u mungojnë rreth dy metra ujë për të arritur nivelin maksimal të mbushjes, ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtinës”, gjendja aktuale e këtyre dy liqeneve është në nivel të ulët të mbushjes, ndërsa rezervat ujore vazhdojnë të jenë nën nivelin optimal.

“Gjendja aktuale e liqeneve: Liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 m për të arritur nivelin maksimal të mbushjes. Liqenit të Badocit i mungojnë edhe 1.90 m për të arritur nivelin maksimal të mbushjes”, thuhet në njoftim.