Article
•
•
1 min read
Trump shpall fundin e marrëveshjes me Iranin mes tensioneve në rritje
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se memorandumi i mirëkuptimit me Iranin “ka marrë fund”, pas përshkallëzimit të tensioneve dhe sulmeve të kryera nga të dyja palët gjatë orëve të fundit.
Duke folur nga Samiti i NATO-s në Turqi, Trump ka thënë se nuk dëshiron të merret më me zyrtarët iranianë, duke i kritikuar ashpër ata.
“Me aq sa jam në dijeni, është thjesht humbje kohe të merremi me ta. Janë gënjeshtarë… Ka diçka që nuk shkon me ta. Janë të çuditshëm. Me sa kam informata unë, ka marrë fund”, ka deklaruar Trump.