Browse

Article 1 min read

Kalimi i Presidentit Begaj në Kosovë ngjall ndryshime në trafik

Share Post

08 Korrik 2026 09:55

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, pasi nëpër territorin e Kosovës do të kalojë transit Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sipas njoftimit, Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme operative dhe ka angazhuar njësitë përkatëse për të garantuar sigurinë e eskortës presidenciale dhe zhvillimin normal të qarkullimit përgjatë itinerarit të planifikuar.