Article
•
•
1 min read
Transiti i Presidentit Begaj në Kosovë: Ndërprerje të Trafikut
08 Korrik 2026 09:55
Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, pasi nëpër territorin e Kosovës do të kalojë transit Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Sipas njoftimit, Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme operative dhe ka angazhuar njësitë përkatëse për të garantuar sigurinë e eskortës presidenciale dhe zhvillimin normal të qarkullimit përgjatë itinerarit të planifikuar.