Article
•
•
1 min read
Ministri Muja në qendër të vëmendjes për rritjen e importit të qumështit pluhur
Ministri i Bujqësisë në detyrë, Armend Muja u pyet lidhur me inspektimet që u bënë javën e kaluar në qumështoren VITA.
“Që nga fundit i vitit 2023 në Kosovë është dhjetëfishuar importi i qumështit pluhur, pra tri vite të importit rekord të qumështit pluhur. E dyta, shoqatat na kanë referuar, përdorimi masiv i vajit të palmës që nga viti 2024 dhe 2025, është trefishuar nga vitet paraprake”, tha Muja.
Cila shoqatë ju ka alarmu, u pyet Muja në Pressing.