Article
•
•
1 min read
I dyshuari arrestohet për kanosje ndaj Ministrit të Brendshëm të Kosovës
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është regjistruar më 9 nëntor 2025, ndërsa më 7 korrik 2026 është arrestuar i dyshuari, i cili dyshohet se përmes rrjeteve sociale kishte kanosur ministrin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.