Browse

Article 1 min read

Akuza shpërthyese të Mostafa Zikos pas ndeshjes së diskutueshme të Kupës së Botës

Share Post

Argjentina siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës 2026 pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Egjiptit, por ndeshja ka lënë pas edhe polemika të mëdha.

Egjiptianët ishin shumë pranë një sensacioni, pasi kryesonin 2-0 deri në minutat e fundit, por tre golat e Argjentinës përmbysën gjithçka dhe i dërguan kampionët në fuqi në mesin e tetë skuadrave më të mira të turneut.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi Mostafa Ziko, të cilit iu anulua një gol gjatë takimit, shpërtheu me akuza të forta ndaj arbitrimit dhe organizimit të turneut.