Article
•
•
1 min read
Kosovari i ndaluar në Serbi: Historia e fshehur e Avdi Memçaj
13:23 |
5 Korrik 2026
Edhe një shtetas kosovar është i ndaluar nga ana e autoriteteve serbe që nga data 20 maj.
Bëhet fjalë për Avdi Memçaj.
Memçaj dyshohet për “nxitje të urrejtjes përmes rrjeteve sociale”, ndërsa familja e tij e ka kontaktuar avokatin duke i kërkuar që të marrë përsipër mbrojtjen e të drejtave të tij.
Familjarët kanë deklaruar se Memçaj prej vitesh jeton në Kroaci, ku sipas tyre është pronar i disa furrave të bukës. Ata kanë sqaruar se rastin nuk e kanë bërë publik më herët nga frika e pasojave për të dhe për familjen e tij, pasi shpesh udhëtojnë përmes Serbisë drejt Kosovës.