Browse

Article 1 min read

Era Istrefi mahnit ndjekësit me fotot e saj “e mbështjellur si dhuratë”

Share Post

20:34 | 4 Korrik 2026

Këngëtarja Era Istrefi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të reja të publikuara në rrjetet sociale.

Në postimin e saj, artistja shfaqet me një veshje elegante të bardhë, teksa pozon pranë një peizazhi bregdetar në Greqi.

Krahas fotografive, ajo ka shkruar shkurt: “E mbështjellur si dhuratë”, duke e shoqëruar mbishkrimin me një emoji të fjongos.

Duket se pushimet po nxjerrin më të mirën prej saj, derisa Era mbetet një prej artisteve me agjendën më të ngjeshur me koncertet e verës.