Arrestimi i Dritan Kocit trondit Gjakovën: Çfarë e çoi në pranga?
TB
Gazeta Minuti arbn · July 4, 2026 · Uncategorized
Një person i shumëkërkuar nga drejtësia ka përfunduar në pranga mbrëmjen e së premtes në Gjakovë, pas një aksioni të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 23:45, gjatë patrullimit në fshatin Ramoc, zyrtarët policorë kanë arrestuar Dritan Kocin, rreth 37-vjeçar, i cili kërkohej me disa urdhëresa aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjakovë.
Sipas burimeve, ndaj tij ishin lëshuar tri urdhëresa për vuajtje të dënimit:
30 ditë burg,
40 ditë burg për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
25 ditë burg për veprën penale “Kanosja”.
Në total, Dritan Koci do të vuajë 95 ditë burgim.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën Korrektuese në Hajvali për vuajtjen e dënimit.