Browse

Article 1 min read

Presidentja Haxhiu feston Ditën e Pavarësisë së SHBA-së në Kampin Bondsteel

Share Post

16:19 | 4 Korrik 2026

(u.d.) Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu bashkë me ministrin e mbrojtjes, Ejup Maqedonci ishin në kampin Bondsteel.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pata kënaqësinë të jem në Kampin Bondsteel, së bashku me pjesëtarët e Grupit për Mbështetje në Ballkan, për ta ndarë me ta këtë ditë të veçantë dhe festive.

Katër korriku na kthen te një nga parimet më fisnike të demokracisë, te vullneti i popullit si burim i lirisë dhe i pushtetit.

Për ne në Kosovë, kjo datë është e pandashme nga miqësia me Shtetet e Bashkuara, të cilat na janë gjendur pranë në çastet më të rënda dhe më përcaktuese të historisë sonë.

Ushtarëve dhe qytetarëve amerikanë ua përcolla urimet më të përzemërta për 250-vjetorin e Pavarësisë, bashkë me mirënjohjen për aleancën që na ka bashkuar në të kaluarën dhe vazhdon të na prijë drejt së ardhmes.

Gëzuar 4 korrikun”, ka shkruar ajo.