Aksident tragjik në Obiliq: Dy të vdekur pas përplasjes së motoçikletës
TB
Gazeta Minuti arbn · July 4, 2026 · Uncategorized
Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Obiliq.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 23:00.
“Mbrëmë rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në Obiliq ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësorë. Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi dhe pasagjeri i motoçikletës kanë humbur jetën, kurse këmbësori ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.”, ka deklaruar Pllana.
Related Articles