Browse

Article 1 min read

Pse takimi i Pacollit në Lugano po ngjall interes

Share Post

23:06 | 2 Korrik 2026

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë momente nga një takim miqësor i zhvilluar në Lugano të Zvicrës, ku ka pritur humanistin Halil Kastrati dhe Bekim Hamëz Jasharin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli bëri të ditur se së bashku kaluan një ditë relaksuese pranë liqenit të Luganos, të cilën e cilësoi si një përvojë të veçantë në shoqërinë e miqve të tij.

“Sot pata kënaqësinë dhe nderin të kaloj një ditë të bukur e relaksuese në liqenin magjik të Luganos, në shoqërinë e mysafirëve të mi të çmuar, humanistit Halil Kastrati dhe mikut tim të madh, Bekim Hamëz Jashari”, ka shkruar Pacolli.

Në fund të mesazhit, ish-presidenti u uroi qytetarëve një mbrëmje të qetë, të bukur dhe plot mirësi./Arbresh.info