Triumfi Dramatik i Portugalisë: Si VAR-i Siguroi Kualifikimin e Tyre
03:10 |
3 Korrik 2026
Portugalia ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Kroacinë me rezultat 2:1 në një ndeshje dramatike të 1/16 së finales.
Pas pjesës së parë pa gola, Kroacia kaloi në epërsi në minutën e 53-të me Ivan Perišić.
Portugezët reaguan shpejt dhe në minutën e 61-të menduan se kishin barazuar me Cristiano Ronaldon, por goli u anulua për pozitë jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it.
Presioni i Portugalisë vazhdoi dhe në minutën e 68-të Cristiano Ronaldo realizoi nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Edhe Kroacia gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 81-të me Petar Sucic, por edhe ky gol u anulua për pozitë jashtë loje.
Kur gjithçka po shkonte drejt vazhdimeve, Portugalia goditi në minutën e katërt shtesë. Rafael Leao asistoi për Gonçalo Ramosin, i cili realizoi për 2:1 dhe i siguroi Portugalisë një vend në 1/8 e finales.
Mirëpo ky nuk ishte fundi, Joskvo Gvardiol shënoi për Kroacinë minutën e 12 shtesë, por ky gol u anulua pas rishikimit me VAR.
Pas kësaj situate gjithçka përfundoi dhe Portugalia kaloi tutje, ku do të përballet me Spanjën në 1/8 e finales./Arbresh.info