Browse

Article 1 min read

Pamje të reja zbulojnë kaosin pas të shtënave në Podujevë

Share Post

19:24 | 2 Korrik 2026

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të enjten në Podujevë.

“Betimi për Drejtësi” ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si nisi e si përfundoi i gjithë konflikti.

Sipas pamjeve, fillimisht të përfshirët në këtë rast shihen duke u fjalosur e më pas nxirren edhe armët.

Dy nga të plagosurit janë vëllezër (F.Z., dhe F.Z), kurse tjetri daja i tyre A.Xh. Ndërkaq, i plagosuri i katërt është kalimtar rasti.