Browse

Article 1 min read

Përmbysja dramatike e Belgjikës ndaj Senegalit siguron kualifikimin

Share Post

01:05 | 2 Korrik 2026

Belgjika ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Senegalin me rezultat 3:2 pas vazhdimeve, në një përballje dramatike të vlefshme për 1/16 e finales.

Senegali kaloi i pari në epërsi me golin e Habib Diarras në minutën e 25-të, ndërsa Ismaila Sarr dyfishoi rezultatin në minutën e 51-të, duke e afruar skuadrën afrikane pranë kualifikimit.

Megjithatë, Belgjika reagoi fuqishëm në fund të kohës së rregullt. Romelu Lukaku shënoi për 2:1 në minutën e 86-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Youri Tielemans barazoi rezultatin në 2:2, duke e dërguar sfidën në vazhdime.

Kur gjithçka po shkonte drejt penalltive, Belgjika fitoi një penallti në minutën e 120+5. Youri Tielemans u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe realizoi golin e fitores për 3:2.

Në 1/8 e finales, Belgjika pret fituesin e takimi ShBA – Bosnje Hercegovina./Arbresh.info