Reshjet e dendura bllokojnë rrugën Ferizaj–Gjilan: Policia këshillon rrugë alternative
17:34 |
1 Korrik 2026
Rruga magjistrale Ferizaj–Gjilan, në fshatin Dardani, është bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë në fshatrat Dardani, Ramjan dhe Zllatar.
Sipas njoftimit, për shkak të sasisë së madhe të ujit në këtë segment rrugor, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë deri në një njoftim tjetër.
“Lusim shoferët e automjeteve që të përdorin rrugën alternative: nga drejtimi Ferizaj-Gjilan, të perdorin rrugën e fshatit Zllatar ndërsa nga drejtimi i Gjilanit në drejtim të Ferizajt, të përdorin rrugën Dardani-Zllatar, rruga skaj kompanisë Metali i Ri”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po e orienton trafikun.
“Ju lusim për mirëkuptim!”, përfundon njoftimi./Arbresh.info