Nëntë të arrestuar në operacionin e madh kundër krimit të organizuar në Kosovë
14:27 |
1 Korrik 2026
Nëntë persona janë arrestuar në një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar, të udhëhequr nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
Aksioni u zhvillua pas urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku u kontrolluan 21 lokacione të ndryshme.
Gjatë operacionit u sekuestruan 15 mijë euro para të gatshme, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme, si dhe 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh që dyshohet se janë të falsifikuara.
Postimi i plotë:
Operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e
Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e 9 personave.
Bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kryer kontrolle në 21 lokacione.
Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit është gjetur dhe sekuestruar:
· 15 mijë euro;
· 5 vetura;
· 5 autobot për transport të derivative;
· 2 armë zjarri;
· 54 fishekë;
· Pajisje elektronike;
· Dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relavante për rastin
301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Në këtë operacionin policor kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë, Doganës dhe ATK-ja.
Hetimet e përbashkëta kanë çuar në arrestimin e F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale:
· Shpëlarje e parave;
· Kontrabandimi I mallrave në bashkëkryerje;
· Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;
· Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin dhe
· Shmangie nga tatimi.
Ky operacion është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore. Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës./Arbresh.info